Fillimi | Regjistrohu | Kyçu | RSSE martë, 17/06/2025, 3:15 AM

Vizito një here, do ta kërkosh përherë!

Menyja e sajtit
Spot i zgjedhur
Interesante
Mesengeri
Vlerësimi
Si e vlerësoni sajtin?
Totali i përgjigjeve:

Publikuesi

Fillimi » Artikujt » Lajme

Kuriozitete>>>

Ata që ushtrojnë kanë IQ më të lartë

Të rinjtë të cilët ushtrojnë rregullisht dhe janë në formë të mirë, kanë IQ (koeficient të inteligjencës) më të lartë se moshatarët e tyre të cilët nuk i kanë këto shprehi jetësore.

Shkencëtarët suedezë nga akademia Sahlgrenska kanë bërë një studim në të cilin janë përfshirë 1.2 milionë adoleshentë.

Duke analizuar rezultatet e testeve të koeficientit të inteligjencës dhe testet e përgatitjes fizike, ata kanë ardhur në përfundim se forma e mirë trupore është në përpjesëtim të drejtë me inteligjencën e lartë.

Po ashtu është treguar se të rinjtë të cilët ushtrojnë rregullisht, janë më të suksesshëm nëpër fakultete dhe sigurojnë punë më të mirë.

Teshtinë qe dy javë pa ndërprerje

Vajza 12-vjeçare nga Amerika, Lauren Johnson, ka filluar të teshtijë para dy javësh dhe ende nuk e ka ndërprerë teshtitjen.Lauren nga Chesapeake i Virxhinias ndoshta lëngon nga ndonjë alergji e rrallë nga e cila teshtinë deri në 16 herë brenda një minute.

Ndërsa edhe pasi është shëruar nga një ftohje që e kishte përjetuar, ajo vazhdon të teshtijë.

Lauren nuk teshtinë vetëm kur fle. Edhe pse teshtitja nuk është sëmundje infektive, ajo nuk është duke shkuar në shkollë, sepse teshtitja po i pengon në proces mësimor.

Mendimet se për çfarë bëhet fjalë, janë të ndara në dysh. Disa mendojnë se bëhet fjalë për ndonjë alergji të rrallë, ndërsa të tjerët mendojnë se ka të bëjë me një fenomen psikosomatik.

Sipas një përllogaritjeje të bërë, që nga 1 nëntori Lauren ka teshtirë 200.000 herë. Fundja, shikojeni edhe vetë hallin e saj...
Lauren Johnson

Nxirret afër një kilogram metal nga barku i pacientit

Kirurgët e një spitali në veri të Perusë kanë nxjerrë nga barku i një pacienti afër 700 gramë metal, duke përfshirë gozhda, para të hekurta, tela dhe gjësende tjera metali.Kirurgu Carlos Delgado u ka thënë gazetarëve se asnjëherë në jetën e tij nuk kishte parë diçka të ngjashme me atë që ka gjetur në stomakun e pacientit Ricelme Abanto.

"Fillimisht menduam se bëhet fjalë për një sulm të zorrës së verbër, mirëpo u befasuam kur në stomakun e tij pamë një ‘gropë’ (të mbushur)”, tha Delgado, duke shtuar se pacienti është shtruar në përkujdesje psikiatrike.

Abanto, një punëtor ndërtimtarie, i cili me muaj të tërë kishte ngrënë gjësende të metalta, u ka thënë mediave se ndoshta këtë e bën "për arsye sportive”.

"Në shkurt kam ngrënë 17 gozhda dhe nuk kam vdekur. Gozhda të gjata nga 12.5 centimetra, edhe atë brenda një dite”, është lavdëruar 26-vjeçari
Kategoria: Lajme | Shtuar nga: admin (13/11/2009)
Shikuar: 1042 | Komentet: 2 | Rangimi: 0.0/0
Totali i komenteve: 0
Vetëm përdoruesit e regjistruar mund të bëjnë komente.
[ Sign Up | Kyçu ]
Kërko në web
Ora
Reklama
Festat shtetërore
New Page 1

Viti i Ri-1 dhe 2 janari
Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, 17 Shkurti
Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, 9 Prilli
Dita Ndërkombëtare e Punës, 1 Maji
Dita e Evropës, 9 Maji
Bajrami i Madh, dita e parë
Bajrami i Vogël, dita e parë
Krishtlindjet Katolike, 25 dhjetor
Krishtlindjet Ortodokse, 7 janar
Pashkët Katolike, E hëna e Pashkëve
Pashkët Ortodokse, E hëna e Pashkëve

Channel categories
Lajme [7]
kategoria e lajmeve
Të ndryshme [1]
Për lajme të ndryshme
Statistikat

Total në linjë: 1
Mysafir: 1
Përdorues: 0
Nr.i vizitoreve
Counter



toolbar menagjohet nga Isa Klaiqi

E drejta e autorit Isa Klaiqi © 2025